Një fëmijë humbi jetën gjatë sulmit me thikë në një shkollë në Zagreb
- Një fëmijë humbi jetën në sulmin e kryer me siguri nga një 15-të vjeçar në një shkollë në Zagreb.
- Post By Sara Ademi
- 11:35, 20 dhjetor, 2024
Zagreb, 20 dhjetor 2024 (MIA) - Një fëmijë humbi jetën në sulmin e kryer me siguri nga një 15-të vjeçar në një shkollë në Zagreb.
Për momentin nuk ka vërtetim nga policia për atë informacion. Mediumi referohet nga burimet e tij në spitalin e Zagrebit.
Sipas HRT, sulmuesi ka hyrë në shkollë me thikë dhe ka filluar të sulmojë fëmijë nga klasa e parë. Tani për tani nuk dihet nëse viktima dhe të lënduarit janë nga ajo klasë ose ka edhe nga klasa tjera.
Kryeministri Andrej Plenkoviq paradite tha se në vendin e incidentin ka ministra dhe shprehu keqardhje për familjet e fëmijëve të lënduar. sa/
Foto: Printskrin