• e premte, 27 dhjetor 2024

Një eurodeputete do të iniciojë vendosjen e patentë shoferëve të posaçëm për drejtimin e automjeteve SUV

Një eurodeputete do të iniciojë vendosjen e patentë shoferëve të posaçëm për drejtimin e automjeteve SUV

Bruksel, 12 shtator 2023 (MIA) - Eurodeputetja franceze Karima Delli nga partia Evropa Ekologjia Të Gjelbrit (EELV) planifikon të inicojë futjen e patentë shoferëve të posaçëm për menaxhimin e automjeteve SUV, si pjesë e përpjekjeve për të reduktuar emetimet e gazrave të dëmshëm që ato lëshojnë, por edhe për të rritur sigurinë për këmbësorët, çiklistët dhe shoferët e makinave më të vogla.

"Automjetet SUV jo vetëm zënë më shumë hapësirë ​​dhe janë më pak efiçiente energjetike, por edhe përsa i përket sigurisë rrugore, kanë më shumë gjasa të jenë subjekt i aksidenteve me pasoja shumë më të rënda se makinat e pasagjerëve më të lehta", shprehet Delli në propozimin e saj.

Ajo beson se patenta e shoferit B, e cila është e nevojshme për drejtimin e veturave dhe furgonave "nuk është plotësisht e përshtatshme për automjetet e rënda të pasagjerëve", prandaj duhet të vendoset një patentë speciale B+, e cila do të jetë e vlefshme për drejtimin e veturave dhe furgonëve me peshë më të madhe se 1, 8 ton. Sipas idesë së Dellit, shoferët që kanë patentë shoferi B për të paktën dy vjet dhe janë më të vjetër se 21 vjeç, do të kishin të drejtën e një licence të tillë B+.

Megjithatë, eurodeputetja në propozimin e saj parasheh përjashtime për shoferët profesionistë dhe ata që drejtojnë automjete për qëllime të veçanta, siç janë autoambulancat.

Delli propozon gjithashtu futjen e një sistemi për patentë shoferi të bazuar në pikë në të gjithë BE-në, i cili do të mbante një regjistër të shkeljeve të trafikut dhe në një numër të caktuar pikësh dënimi, patentat do të revokoheshin ose pezulloheshin.

Një sistem i tillë ka potencial për të ulur numrin e aksidenteve dhe vdekjeve në rrugët tona”, thotë Delli.

Në BE, aktualisht nuk ekziston një sistem i vetëm për pikë ndëshkimi apo ndalim drejtimi, megjithëse paketa e masave për rritjen e sigurisë rrugore, e propozuar nga Komisioni Evropian në mars, parashikon ndalimin e drejtimit të automjeteve në nivel të gjithë Unionit  për ata që kryejnë shkelje të rënda rrugore.  sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR