• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një emigrant ilegal nga Guatemala ka djegur një grua në metronë e Nju-Jorkut

Një emigrant ilegal nga Guatemala ka djegur një grua në metronë e Nju-Jorkut

Uashington, 25 dhjetor 2024 (MIA) – Është identifikuar burri i cili më 22 dhjetor në metronë e Nju-Jorkut ka djegur një grua, e cila ndërroi jetë. Sulmuesi është 33-vjeçari Sebastian Sapeta, emigrant ilegal nga Guatemala. 

Ai në polici ka deklaruar se nuk e di se çka ka ndodhur në metro.

Gruaja e ndjerë, e cila sipas gjitha gjasave kishte fjetur gjatë sulmit, ende nuk është identifikuar. 

Sapeta më 27 dhjetor do të paraqitet para gjykatës dhe mund të dënohet me burg të përjetshëm pa të drejtë të faljes. 

Shërbimi federal emigrant njoftoi se Sapeta ishte dëbuar nga SHBA-ja në vitin 2018, por ai përsëri ilegalisht kishte hyrë në vend. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR