• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një e katërta e rrymës së shpenzuar në BE-ja vjen nga burimet e rinovueshme

Një e katërta e rrymës së shpenzuar në BE-ja vjen nga burimet e rinovueshme

Bruksel, 25 dhjetor 2023 (MIA)- Gjatë vitit 2022 nga energjia e përgjithshme elektrike e shpenzuar në BE 23 përqind është prodhuar nga burime të rinovuara energjetike që përfaqësojnë rritje për 1,1 për qind pikë në krahasim me vitin paraprak, tregojnë të dhënat e Agjencisë Evropiane të Statistikave- Eurostat.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, sipas objektivave të BE-së për energjinë dhe traditën e gjelbër deri në vitin 2030, të paktën 42.5 për qind e totalit të energjisë elektrike të konsumuar në bllok pritet të vijë nga burimet e rinovueshme të energjisë.

Sipas statistikave energjetike, për burime të rinovuara konsiderohen hidrocentralet, turbinat e erës, kolektorët diellorë, burimet gjeoterminale, biokarburantet ose termocentralet e mbetjeve komunale, si dhe sistemet e prodhimit të energjisë dhe pompat për nxjerrjen e nxehtësisë nga ajri ambiental. 

На 5 август 2021 година истече рокот за поднесување документација за добивање сончеви термални колектори и за велосипеди, извести градоначалникот  Аце Коцевски на денешната прес.

Lider në shfrytëzimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme në BE është Suedia me pjesëmarrje prej 66 për qind në shpenzimin e përgjithshëm të rrymës. Burimet kryesore të rrymës në Suedi janë hidrocentralet dhe termocentralet e erës, termocentralet e biokarburanteve të ngurta dhe të lëngëta, si dhe pompat e nxehtësisë.

Në vendin e dytë është Finlanda me 47.9 për qind pjesëmarrje të energjisë së rinovueshme në totalin e energjisë, të prodhuar kryesisht nga hidrocentralet, turbinat e erës dhe termocentralet e ngurta të biokarburanteve, përpara Letonisë me 43.3 për qind, kryesisht të energjisë elektrike të prodhuar nga hidrocentralet.

Британскиот премиер Борис Џонсон најави објави партнерство со Бил Гејтс вредно 552 милиони долари, чија цел ќе биде да се поттикнат зелени инвестиции во Велика Британија, со ветување дека зем

 

Më tutje vijojnë Danimarka me 41,6 për qind dhe Estonia me 38,5 për qind, dhe të dyja në pjesën më të madhe me prodhimtari të rrymës nga turbinat me erë dhe termocentralet e ngurta të biokarburanteve, para Portugalisë me 34,7 për qind e cila bazohet në energjinë elektrike nga biokarburantet e ngurta, turbinat e erës, hidrocentralet dhe pompat e nxehtësisë dhe Austria me 33.8 për qind, kryesisht duke përdorur energji nga hidrocentralet dhe impiantet e ngurta të biokarburanteve. 

Foto: arkivi MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR