• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një e katërta e të rinjve evropianë punojnë gjatë shkollimit

Një e katërta e të rinjve evropianë punojnë gjatë shkollimit

 Bruksel, 29 shtator 2023 (MIA) - Vetëm 25 për qind e të rinjve evropianë të moshës prej 15 deri 29 vjeç kanë qenë të punësuar në arsimin e tyre formal gjatë vitit 2022, tre për qind kanë qenë të regjistruar si të papunë, gjegjësisht si persona të cilët në mënyrë aktive kërkojnë punë, derisa 12 për qind aspak nuk kanë qenë të përfshirë në tregun e disponueshëm të fuqisë së punës, tregojnë të dhënat e Shërbimit Statistikor Evropian - Eurostat. 

 Përqindja e të rinjve të cilët kanë punuar gjatë shkollimit ndryshon në mënyrë drastike nga vendi në vend  anëtar i BE-së. Kështu, pjesë më të madhe e të rinjve të punësuar gjatë arsimimit formal shënon Holanda me 73 për qind, para Danimarkës me 52 për qind dhe Gjermanisë me 45 për qind.

 Nga ana tjetër, përqindje më të vogël të të rinjve të cilët kanë punuar gjatë shkollimit ka pasur Rumania me vetëm dy për qind, para Sllovakisë me pesë për qind dhe Hungarisë me gjashtë për qind.

Përqindje më të lartë të të rinjve të papunë të regjistruar zyrtarisht gjatë arsimit ka pasur në Suedi me 13 për qind, përpara Finlandës me shtatë dhe Holandës me gjashtë për qind.

 Më pak se një përqind e të rinjve kanë qenë të papunë në Hungari, Çeki, Rumani, Kroaci, Poloni dhe Lituani.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR