• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Një dron e sulmoi bazën amerikane në Irak, sirena për sulm ajror në ambasadën e SHBA-së

Një dron e sulmoi bazën amerikane në Irak, sirena për sulm ajror në ambasadën e SHBA-së

 Bagdad, 9 nëntor 2023 (MIA) - Një dron i armatosur mbrëmë e sulmoi bazën Al Harir në veri të Irakut, ku janë të vendosura forcat amerikane, raportojnë mediat britanike, duke iu referuar burimeve anonime. 

 Sipas tyre, në ambasadën e SHBA-së në Bagdad janë lëshuar sirena për sulm ajror, por deri më tani nuk ka të dhëna për viktima.

 Forcat amerikane dhe ndërkombëtare me seli në Irak dhe Siri janë në gjendje të gatishmërisë të lartë javët e fundit pas dhjetëra sulmeve në bazat e tyre që nga shpërthimi i luftës midis Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas.

 Grupi militant Rezistenca Islamike në Irak e mori përgjegjësinë për shumicën e sulmeve, duke thënë se ato janë një përgjigje të mbështetjes a,merikane  për Izraelin në luftën e tij kundër Hamasit.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR