• e shtunë, 29 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Një diplomat amerikan: Ukraina nuk është temë diskutimi mes Rusisë dhe SHBA-së në Stamboll

Një diplomat amerikan: Ukraina nuk është temë diskutimi mes Rusisë dhe SHBA-së në Stamboll

Ankara, 26 shkurt 2025 (MIA) - Zyrtarët amerikanë dhe rusë në takimin e nesërm në Stamboll nuk do të diskutojnë për çështje politike dhe të sigurisë, as për luftën në Ukrainë, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Gjithashtu, një zyrtar i paidentifikuar në Ambasadën amerikane në Ankara deklaroi se të dy delegacionet do të diskutojnë për çështje që ndikojnë në punën e misioneve diplomatike të të dyja palëve.

Delegacionet nga Rusia dhe SHBA-ja neslr do të zhvillojnë bisedime teknike në Stamboll, kumtoi sot MPJ turke. 

“Turqia është e gatshme të ofrojë çdo lloj mbështetje”, tha zëdhënësi i Ministrisë turke të Punëve të Jashtme. 

Pjesëmarrësit, koha e saktë dhe vendi i takimit ende nuk janë publikuar.

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov më herët sot deklaroi se nesër në Stamboll do të mbahet një takim ruso-amerikan për të normalizuar punën e ambasadave të dy vendeve. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR