• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Një delegacion i Hamasit shkon në Egjipt për të "biseduar për ide të reja" për armëpushim në Gazë

Një delegacion i Hamasit shkon në Egjipt për të

Kajro, 22 prill 2025 (MIA) - Delegacion i Hamasit po udhëton në Kajro të Egjiptit për të "diskutuar ide të reja" për një armëpushim në Gazë, deklaroi një përfaqësues i lëvizjes islamike.

Delegacioni i udhëhequr nga kryenegociatori i Hamasit, Kalil al Haja "do të ketë takim me përfaqësuesit egjiptianë për ide të reja që synojnë arritjen e një armëpushimi" në territorin palestinez, thotë i njëjti burim.

Të enjten Hamasi hodhi poshtë propozimin izraelit për armëpushim, duke thënë se ishte kundër një marrëveshje "të pjesshme" me shumë faza dhe donte një "marrëveshje të plotë" siç ishte parashikuar.

Deri më tani, lëvizja ka shprehur gatishmërinë e saj për të liruar të gjithë pengjet izraelitë të cilët ende janë në Gazë nga lufta më 7 tetor të vitit 2023, duke kërkuar në këmbim në ndërprerje të armiqësive, tërheqjen e trupave izraelite nga territori dhe fillimin e rikonstruimit.

Izraeli, nga ana e tij, dëshiron kthimin e të gjithë pengjeve dhe çarmatimin e Hamasit dhe grupeve të tjera të armatosura në Gazë, për të cilën lëvizja palestineze thotë se është "vija e kuqe" për të cilën nuk mund të negociohet.

Negociatat po ndërmjetësohen në kryeqytetin e Egjiptit, Katarit dhe SHBA-së.

Lufta filloi pas një sulmi të Hamasit më 7 tetor të vitit 2023 i cili rezultoi me vdekjen e 1.218 personave, kryesisht civilë, sipas një numërimi të AFP-së bazuar në shifrat zyrtare. 

Por, sipas autoriteteve palestineze shëndetësore, të paktën 1.890 palestinezë janë vrarë që nga ofensiva e rinovuar izraelite më 18 mars duke e çuar numrin total të viktimave në Gazë që nga fillimi i luftës në 51.266.

Mbrojtja civile palestineze sot kumtoi se të paktën 26 persona u vranë në sulmet izraelite në Gazë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR