• e premte, 27 dhjetor 2024

Një delegacion i BE-së merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së

Një delegacion i BE-së merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së

Bruksel, 18 shtator 2023 (MIA) – Delegacioni i Bashkimit Evropian, në përbërje të të cilit janë kryetari i Këshillit Evropian, Sharle Mishel, kryetarët e Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian, Roberta Mecola dhe Ursula fon der Lajen, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Borel dhe eurokomisionerët e BE-së Marosh Shefçoviq, Dubravka Shuica, Juta Urpilainen dhe Virginijus Sinkeviçius, ndodhen në një vizitë disaditore në Nju-Jork, ku do të marrin pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të 78-të të KB-së.

Mishel dhe Borel, mbrëmë morën pjesë në takimin trepalësh të BE-së, Bashkimit Afrikan dhe Kombeve të Bashkuara dhe më pas, të shoqëruar nga Komisionerja Evropiane për Partneritete Ndërkombëtare, Juta Urpilainen, patën një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh.

Mishel, Mecola, Fon der Lajen dhe Borel, si përfaqësues të BE-së, nesër do të marrin pjesë në seancën hapëse të Debatit të Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të 78-të të KB-së.

Претседателот на Европскиот Совет, Шарл Мишел, ја презентираше последната верзија на неговиот предлог буџет за периодот 2021-2027, при што повеќето ставки се намалени, но за претпристапниот и

Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, prezantoi versionin e fundit të buxhetit të tij të propozuar për periudhën 2021-2027, në të cilin pjesa më e madhe e zërave janë të reduktuar.

Mishel, nesër do të marrë pjesë në forumin “Drejt  një arkitekture ndërkombëtare dhe korrekte financiare”, ndërsa të mërkurën në takimin me titull “Parandalimi i pandemisë, gatishmëria dhe reagimi” dhe në Samitin e Ambicieve Klimatike. Të enjten, Mishel është planifikuar t'i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme në emër të BE-së.

Kryetarja e PE-së, Mecola do të marrë pjesë sot në Samitin Konkordia, do të mbajë fjalim në Forumin Botëror të Lidershipit në Universitetin e Kolumbias dhe do të takohet me përfaqësues të komunitetit hebraik në Nju-Jork, ndërsa nesër do të ketë një takim dypalësh me Kryetarin e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, Denis Frensis.

Kryetarja e KE-së, Fon der Lajen, sot do të marrë pjesë në Samitin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm për vitin 2023, ndërsa nesër, përveç hapjes së Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, do të marrë pjesë edhe në Forumin e Blumberg-ut për Veprimet Financiare Tranzicionale. Të mërkurën ajo do të marrë pjesë në Samitin e Ambicieve Klimatike së bashku me Komisionerin Evropian Shefçoviç dhe më pas do të mbajë fjalim për çmimet e Këshillit Atlantik të vitit 2023, ndërsa të enjten do të jetë folësja kryesore në seancën klimatike të titulluar “Qytetari global tani”.

“Ky është një zhvillim shumë pozitiv i situatës pas takimeve të mia me presidentin Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin Albin Kurti. Ky është një lajm i mirë për të gjithë rajonin. Dialogu tani duhet të vazhdojë”, tha ajo.

„Ова е многу позитивен развој на ситуацијата по моите средби со претседателот Александар Вучиќ и премиерот Албин Курти. Ова е добра вест за целиот регион. Дијалогот сега мора да продолжи“, по

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Zhosep Borel, do të marrë pjesë sot në takimin kushtuar procesit të paqes në Lindjen e Mesme, së bashku me përfaqësues të Ligës Arabe, Arabisë Saudite, Egjiptit dhe Jordanisë, pas së cilës do të kryesojë takimin jozyrtar të ministrave të punëve të jashtme të BE-së dhe do të marrë pjesë në takimin e krerëve të diplomacisë së G7. Nesër, pas hapjes së Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, Borel do të ketë një takim me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të mërkurën do të bashkëkryesojë takimin e 13-të ministror të Forumit Global për Luftimin e Terrorizmit, do të marrë pjesë në takimin ministror të Komitetit Ad-hoc për Palestinën dhe do të flasë në një manifestim publike në Universitetin e Nju- Jorkut kushtuar rolit të Evropës në botë. Të enjten, Borel do të flasë në emër të BE-së në një takim në nivel ministror për Samitin e Ardhshëm, më pas do të marrë pjesë në një takim të Grupit të Miqve për Përgjegjshmërinë pas agresionit rus kundër Ukrainës dhe në mbrëmje do të marrë pjesë në një darkë të ministrave të jashtëm transatlantik, të cilët priten nga sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken.

Nënkryetari ekzekutiv i Komisionit Evropian për Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane dhe Marrëdhëniet Ndërinstitucionale dhe u.d. Komisioneri Evropian për Veprimin për Klimën, Marosh Shefçoviç sot do të ketë sot takim me guvernatorin e shtetit amerikan të Kalifornisë dhe do të marrë pjesë në pritjen për krerët e shteteve të Iniciativës Globale Klinton për Klimën. Nesër, Shefçoviç do të takohet me të dërguarin e posaçëm të KB-së për ambiciet dhe zgjidhjet klimatike Majkëll Blumberg, do të kryesojë një takim të Bordit të Paktit Global të Kryetarëve të Bashkive dhe do të marrë pjesë në Samitin e Inovacionit të Fondacionit të çmimit “Ertshot” dhe diskutimin mbi mobilizimin e kapitalit privat në tregjet në vendet në zhvillim, të organizuar nga grupacioni “Blumberg”. Të mërkurën, në kuadër të Samitit të Ambicieve Klimatike, Shefçoviç do të ketë fjalën e tij në sesionin tematik "Përshpejtimi i dekarbonizimit përmes bashkëpunimit dhe zbatimit", ndërsa të enjten ai do të përfaqësojë BE-në në konsultimet ministrore në prag të Samitit Global të Klimës në Dubai dhe do të marrë pjesë në Tryezën e Rrumbullakët "Përshpejtimi i Tranzicionit Neto  Zero" në Dialogun e 3-të të Nivelit të Lartë për Tranzicionin e Energjisë. Të premten, komisioneri evropian Shefçoviç do të marrë pjesë në konsultimet ministrore për Konventën Kornizë të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, si përfaqësues i BE-së.

Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian dhe Komisionerja Evropiane për Demokraci dhe Demografi, Dubravka Shuica do të takohet sot me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Politikë Gaj Bernard Rajder dhe Përfaqësuesen Speciale të Sekretarit të Përgjithshëm të KB-së për Dhunën ndaj Fëmijëve, Mala Mexhid, ndërsa nesër do të marrë pjesë në disa aktivitete të organizuara nga agjencitë dhe misionet e KB-së kushtuar fëmijëve dhe të rinjve dhe do të ketë një takim me nënsekretaren e Departamentit të Çështjeve Ekonomike dhe Sociale të Organizatës Botërore (DESA), Li Xhunhua. Të mërkurën, Shuica do të takohet me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të Zyrës së KB-së për Drogën dhe Krimin, Geti Veli, me Përfaqësuesen Speciale të Sekretarit të Përgjithshëm të KB-së për Fëmijët dhe Konfliktet e Armatosura, Virxhinia Gamba dhe me Presidentin kilian, Gabriel Borik, si dhe do të ketë forumin "Aktivitete drejt paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm: Prioriteti i fëmijëve",

Komisioneri Evropian për Mjedisin e Jetesës, Oqeanet dhe Peshkimin, Virginijus Sinkeviçius nesër do të flasë në një ngjarje të organizuar nga Instituti i Kembrixhit për Lidership të Qëndrueshëm me temën "Harmonzimin e Klimës dhe Natyrës", në takimin e ministrave nordikë të mjedisit në sesionin "Dhënia fund e ndotjes me plastikë deri në vitin 2040” dhe në manifestimin e nivelit të lartë kushtuar natyrës dhe njerëzve “Nga ambicia në veprim”. Të mërkurën, ai do të mbajë fjalim në eventin "Ndërtimi i momentit politik për ratifikimin e shpejtë të Traktatit të Detit të Hapur" dhe do të marrë pjesë në tubimin "Drejt përafrimit të një Marrëveshjeje Globale për Plastikën" dhe në pritjen për nënshkrimin e Traktatit të Detit të Hapur.

Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, përfaqësuesit e BE-së do të kenë takime të tjera dypalëshe me pjesëmarrësit në këtë tubim. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR