• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një burrë vrau tre persona në Gradaçac të BeH-së dhe kreu vetëvrasje

Një burrë vrau tre persona në Gradaçac të BeH-së dhe kreu vetëvrasje

Sarajevë, 11 gusht 2023 (MIA) - Nermin Sulejmanoviq, personi që sot në Gradaçac me armë zjarri vrau tre persona dhe plagosi edhe tre të tjerë, pasditen e sotme ka kryer vetëvrasje pasi është locuar nga policia, kumtoi administrata policore e kantonit Tuzlla.

Redaksia e televizionit N1 të Sarajevës më parë raportoi se bodibilderi Sulejmanoviq me armë zjarri vrau gruan e tij dhe të paktën dy persona të tjerë në Gradaçac, ndërsa më pas kreu vetëvrasje.

Sulejmanoviq në Instagram drejtpërdrejtë ka transmetuar vrasjen e gruas së tij. Gjatë hetimeve, Sulejmanoviq vazhdimisht shfaqej drejtpërdrejt në Instagram dhe kërcënohej se gjakmarrja e tij nuk ka mbaruar.

Siç ka kumtuar policia kantonale, intensivisht është vënë në kërkim, ndërsa për incidentin është informuar edhe prokurori kantonal.

Nëpunësit e policisë të cilët kanë qenë në vendngjarje kanë ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme. Në terren janë dërguar ekipet e Njësisë policore për mbështetje speciale. Personi pasi është locuar dhe para privimit nga liria, ka kryer vetëvrasje, theksohet në kumtesën e policisë kantonale nga Tuzlla.

foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR