• e shtunë, 23 nëntor 2024

Një burrë në Memfis ka vrarë katër gra, ndërsa një ka plagosur rëndë, policia në kërkim të tij

Një burrë në Memfis ka vrarë katër gra, ndërsa një ka plagosur rëndë, policia në kërkim të tij

Memfis, 19 nëntor 2023 (MIA) - Policia amerikane po kërkon një sulmues pas serisë së të shtënave me armë armatosura në qytetin Memfis, në shtetin federal Tenesi, në të cilat dje janë vrarë katër gra, ndërsa një është në gjendje kritike. 

"Policia iu përgjigj informacionit për të shtëna në Hauard Drajv rreth orës 21:22. Gjatë hetimit, ishte konfirmuar se ky incident ka lidhje me dy përleshje të tjera dhe se në to është i përfshirë i dyshuari i njëjtë", njoftoi departamenti i policisë në Memfis, transmetoi Ej-Bi-Si-Njuz.

Në tri të shtënat e ndryshme janë vrarë katër gra, informoi policia. 

Policia për vrasjet e akuzon 52-vjeçarin Mejvis Kristian Xhunior, duke shtuar se ai drejton makinë të bardhë "Shevrolet Malibu" nga viti 2017. 

"Nëse e shihni atë ose veturën e tij, menjëherë paraqituni në 911", njoftoi policia. 

Të shtënat po hetohen si incident i dhunës në familje. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR