Një burrë ka ikur nga Koreja e Veriut në atë të Jugut, pastaj ka vjedhur një autobus dhe ka tentuar të kthehet
- Policia e Koresë së Jugut ka arrestuar një dezertor nga i cili u përpoq që të kthehet në Korenë e Veriut me një autobus të vjedhur, njofton Bi-Bi-Si.
- Post By Fami Bajrami
- 11:52, 2 tetor, 2024
Seul, 2 tetor 2024 (MIA) - Policia e Koresë së Jugut ka arrestuar një dezertor nga i cili u përpoq që të kthehet në Korenë e Veriut me një autobus të vjedhur, njofton Bi-Bi-Si.
Ai u kap dje në "Urën e bashkimit" që ndan dy Koretë, pasi që ai injoroi ushtarët të cilët i kërkuan atij të ndalet, ndërsa pastaj përplasi autobusin në një barrikadë.
Ai i tha policisë se donte të kthehet në Korenë e Veriut pasi kishte përjetuar vështirësi në jug, njoftuan mediat koreanojugore. Ai, gjoja, ka lëshuar Korenë e Veriut dhjetë vite më parë.
Është konstatuar se në momentin e ngjarjes ai nuk ka qenë nën ndikimin e alkoolit apo drogës. rq/
Foto: arkivi i MIA-s