• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një bazë ushtarake irakiane, në të cilën janë stacionuar edhe ushtarë amerikanë, është sulmuar me raketa "Kaqusha"

Një bazë ushtarake irakiane, në të cilën janë stacionuar edhe ushtarë amerikanë, është sulmuar me raketa

Bagdad, 1 tetor 2024 (MIA) - Të paktën dy raketa "Kaqusha" u shkatërruan mbi një bazë ushtarake në afërsi të Bagdadit, në të cilën janë sistemuar ushtarë amerikanë.

Persona zyrtarë amerikanë deklaruan se raportet fillestare treguan se baza u sulmua me gjithsej tre raketa, njëra prej të cilave ra pranë objekteve, të cilat i kanë përdorur forcat irakiane për luftë kundër terrorizmit.

Në sulm nuk ka të lënduar, por ka automjete të dëmtuara dhe zjarr.

Rreth 2.500 ushtarë amerikanë janë stacionuar në Irak, vend i cili mban marrëdhënie partneriteti edhe me Uashingtonin dhe me Teheranin. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR