• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një bashkëpunëtor i Shërbimit federal rus për sigurinë u ekstradua nga Estonia në SHBA

Një bashkëpunëtor i Shërbimit federal rus për sigurinë u ekstradua nga Estonia në SHBA

Uashington, 14 korrik 2023 (MIA) - Një bashkëpunëtor i Shërbimit federal rus për siguri është ekstraduar nga Estonia në SHBA, kumtoi sot Ministria amerikane e Drejtësisë.

Bëhet fjalë për shtetasin rus, Vadim Konoshçjonok. SHBA-ja e akuzojnëa të dhe katër rusë dhe dy amerikanë për tregti të palejueshme me pajisje të prodhimit amerikan, përfshirë edhe elektronikë me zbatim të dyfishtë, si dhe municion, që janë vënë nën rregullim eksportues.

Kjo pajisje është vënë nën sanksionet e SHBA-së ndaj Rusisë për ndalesë të dërgesës së pajisjeve me dedikim të dyfishtë, ndërkaq për shkak të invazionit të Moskës ndaj Ukrainës.

Konoshçjonok ishte arrestuar në Estoni në dhejtor të vitit të kaluar. Siç qëndron në aktakuzë, ai ka tentuar të dërgojë në Rusi 35 lloje të gjysmëpërçuesve dhe pjesëve elektronike. Për furnizimin, rusi ka marrë pagesë prej 10 për qind nga vlera e pajisjes.

Të gjithë të akuzuarit ishin të lidhur me dy kompani nga Moska të cilat sipas autoriteteve amerikane, janë kontrolluar nga shërbimet sekrete ruse. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR