Një banor i Kërçovës humbi jetën në aksidentin në rrugën rajonale Manastir- Kërçovë
- Në aksidentin e komunikacionit në rrugën rajonale Manastir-Kërçovë në afërsi të fshatit Kladnik dje në orën 13:15 ka humbur jetën një banor i Kërçovës.
- Post By Fami Bajrami
- 13:07, 18 korrik, 2023
Shkup, 18 korrik 2023 (MIA) - Në aksidentin e komunikacionit në rrugën rajonale Manastir-Kërçovë në afërsi të fshatit Kladnik dje në orën 13:15 ka humbur jetën një banor i Kërçovës.
Siç informojnë nga MPB-ja, personi G.S.(58) nga Kërçova, duke drejtuar veturën e udhëtarëve “lada samara” me targa të Ohrit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Ai ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa mjekët nga Qendra mjekësore e Kërçovës kanë konstatuar vdekjen.
Është kryer mbikëqyrje nga ekipi inspektues i Stacionit policor të Kërçovës.
Foto: arkivi i MIA-s