• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një avokat nga Florida ka ngritur padi kundër Trampit, duke sfiduar të drejtën e tij për të kandiduar sërish për president të SHBA-së

Një avokat nga Florida ka ngritur padi kundër Trampit, duke sfiduar të drejtën e tij për të kandiduar sërish për president të SHBA-së

Majami, 26 gusht 2023 (MIA) - Avokati i Floridas, Lorens Kaplan, ka ngritur një padi në gjykatën federale duke sfiduar të drejtën e ish-presidentit amerikan Donald Truap për të kandiduar sërish për president të SHBA-së në vitin 2024.

Në padi, avokati i referohet Amendamentit të 14-të të Kushtetutës së SHBA-së dhe dispozitës që thotë se ata që kanë marrë pjesë në një kryengritje kundër qeverisë nuk mund të mbajnë poste, shkruan gazeta “Palm Biç Post”.

“Përfundimi është se Presidenti Tramp njëkohësisht u angazhua në kryengritje dhe ndihmoi dhe nxiti të tjerët që u përfshinë në veprime të tilla”, theksohet në padinë e Kaplan.

Sipas avokatit, Trump "nuk ka më të drejtë" për të kandiduar për cilin do funksion në SHBA.

"Ai është një lloj njeriu i tmerrshëm. Nëse ai bëhet president, mendoj se do të jemi në rrugën e fashizmit. Nuk ka asnjë ligj që thotë se duhet të mbetemi përgjithmonë demokraci", theksoi Kaplan në një bisedë për portalin "Hill".

Ish-presidenti amerikan përballet me katër akuza, dy prej të cilave kanë të bëjnë me një përpjekje të supozuar për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR