Një automjet ka dalë nga rruga në afërsi të tunelit në aksin Gjevgjeli - Negotinë, komunikacioni është ndërprerë
- Një automjet ka dalë nga rruga në tunelin T1 në aksi Gjevgjeli - Negotinë, informacionin në mëngjesin e sotëm e konfirmo për MIA-n Riste Samarxhiev, zëdhënës i SPB Veles.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 11:08, 9 qershor, 2023
Demir Kapi, 9 qershor 2023 (MIA) - Një automjet ka dalë nga rruga në tunelin T1 në aksi Gjevgjeli - Negotinë, informacionin në mëngjesin e sotëm e konfirmo për MIA-n Riste Samarxhiev, zëdhënës i SPB Veles.
"Sot në orën 08:40 në autostradën A1, afër tunelit T1 në aksi Gjevgjeli - Negotinë, automjeti i pasagjerëve "Volksvagen" me targa të Negotinës, i drejtuar nga 47-vjeçari T.P.P., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Hetimi është në vazhdim", ka sqaruar Samarxhievi për MIA-n.
Sipas informacioneve fillestare, një person është lënduar rëndë në aksident.
Për shkak të aksidentit në ndërprerje është komunikacioni në këtë aks rrugor. ar/
Foto: MIA