• e martë, 24 dhjetor 2024

Masa disiplinore për dy nëpunës policorë nga VK "Bllacë e Poshtme" lidhur me daljen e Grubit nga vendi

Masa disiplinore për dy nëpunës policorë nga VK

Shkup, 18 dhjetor 2024 (MIA) – MPB njoftoi se janë ndërmarrë masa disiplinore për dy nëpunës policorë nga vendkalimi kufitar “Bllacë e Poshtme” lidhur me kalimin e Artan Grubit në kufirin shtetëror. Njëri, nëpunësi policor B.J., sipas MPB, me punën e tij të pakujdesshme nuk ka kryer kontrolle adekuate në automjetin e udhëtarëve “mercedes” me të cilin është transportuar Grubi dhe nuk e ka evidentuar daljen nga shteti. Udhëtarët nga automjeti që është mjet i lëndës, A.P. me pasaportë diplomatike si shofer dhe A.G. me pasaportë të Maqedonisë së Veriut si bashkudhëtar, nëpunësi i policisë B.J. i ka regjistruar se në këmbë e kanë kaluar kufirin. 

Nëpunësi i dytë i policisë i cili ka marrë masë disiplinore, është udhëheqësi i ndërrimit B.A. 

Siç informoi MPB, B.J. njëherësh është suspenduar deri në përfundimin e masës disiplinore. 

"Lidhur me kalimin e kufirit shtetëror në pikën kufitare ‘Bllacë e Poshtme’ nga ana e A.G. edhe pse ka pasur masë aktive në ndalesë ‘ndalo dhe njofto menjëherë’, më 15.12.2024 Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminale dhe Standarde Profesionale (DKBHKSP), është kryer mbikëqyrje pas kontrolleve të kryera, mbikëqyrjes së materialeve zyrtare dhe pas analizës së xhirimeve të kamerave të sigurisë të siguruara nga SP për VK ‘Bllacë e Poshtme’, konstatoi se polici B.J. me punën e tij të pakujdesshme nuk ka kryer kontrolle adekuate për automjetin e pasagjerëve ‘mercedes’ gjatë kalimit të kufirit shtetëror në dalje nga RMV dhe nuk e ka regjistruar për dalje nga RMV. Udhëtarët e automjetit që është subjekt i lëndës A.P. me pasaportë diplomatike si shofer dhe A.G. me pasaportë maqedonase si bashkudhëtar, i ka regjistruar se e kanë kaluar kufirin në këmbë, gjegjësisht duke anashkaluar mbikëqyrjen e detyrueshme ka kryer kontroll kufitar në sistemin SKPV për personin A.G. dhe në të njëjtën kohë nuk ka pritur që sistemi të konstatojë nëse personi në fjalë ka masë aktive ‘ndalo dhe njofto menjëherë’, por menjëherë u ka dhënë personave pasaportat, pas çka ata janë larguar nga vendkalimi kufitar. Me veprimet e përmendura, B.J. veproi në kundërshtim me nenin 12 pika 1, nenin 13 paragrafi 1 pika 8 e Ligjit për Kontroll Kufitar, duke bërë shkelje të rëndë të rendit dhe disiplinës së punës", njofton MPB.

Lidhur me këtë ngjarje, Departamenti për Kontroll të Brendshme në PTHP për NKOK – Departamenti i Specializuar për Ndjekjen e Veprave Penale të kryera nga ana e nëpunësve të policisë dhe policisë së burgut ka dorëzuar njoftim për shkak të njoftimit të prokurorit publik. 

"DKBHKSP konstatoi gjithashtu se udhëheqësi i ndërrimit  B.A. ka kryer shkelje më të rëndë të rendit dhe disiplinës së punës. Ai kishte për obligim që menjëherë t'i ngarkonte dhe shkarkonte nëpunësit policorë në ndërrim me Sistemin e Regjistrimit me Kamera Mobile (SRKM) dhe ta regjistronte atë në mënyrë të duhur në Evidencën e Ngarkimeve dhe Korrektësisë Teknike të SRKM-së.  Pasi i ka ngarkuar të gjithë nëpunësit e policisë me SRKM dhe e ka regjistruar në evidencë, në orën 7:30, nëpunësit e policisë B.J., S.F., B.A., F.F. dhe E.Sh. raportuan se nuk ju punon SRKM sepse bateritë e tyre kanë mbaruar. Nga drejtuesi i ndërrimit B.A. këta policë nuk ishin ngarkuar me SRKM të tjera, sepse bateritë nuk mund të mbusheshin. Nga mbikëqyrja e të dhënave të sipërpërmendura nga DKBHKSP, u konstatua gjithashtu se nga udhëheqësi i ndërrimit B.A. pasi SRKM u kthyen, ato nuk u regjistruan në kolona siç ishin shkarkuar në vetë evidencë . Ai nuk ka plotësuar edhe kolonën e shënimeve ku duhet të kishte shënuar problemin me SRKM", njofton MPB.

Nga ana e Departamentit të Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminale dhe Standardeve Profesionale është parashtruar propozim për ngritjen e përgjegjësisë për shkeljen e disiplinës së punës kundër B.J. dhe B.A. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR