• e diel, 06 tetor 2024

Një autobus me turistë nga BeH u përmbys në Venecia, janë lënduar 10 persona

Një autobus me turistë nga BeH u përmbys në Venecia, janë lënduar 10 persona

Venecia, 1 janar 2024 (MIA) - Dhjetë persona janë lënduar lehtë kur një autous me turistë nga Bosnja e Hercegovina ishte përmbysur në vendin italian San Dona di Pijave, në afërsi të Venecias.

Sipas portalit Kliks, në momentin e aksidentit autobusi ka pasur 79 persona, në mesin e të cilëve edhe dy shoferë. 

Zjarrfikësit i kanë nxjerrë të gjithë udhëtarët, ndërsa u ka ndihmuar personeli mjekësor i cili kishte arritur me automjete të shumta ambulante dhe pastaj i ka transferuar në Ndihmën emergjente në Lido di Esolo. 

Autobusi kthehej nga Tërsti, pasi udhëtarët e kishin pritur Vitin e Ri në Punta Sabioni. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR