Një autobus bie në lumë në Nepal, të paktën 18 të vdekur
- Të paktën 18 persona humbën jetën në një aksident rrugor në Nepal, i cili ndodhi kur një autobus që udhëtonte nga Pokara për në Katmandu doli nga rruga dhe ra në lumin Trishuli, deklaroi sot shefi i Policisë së Trafikut të Qarkut, Dading Shishir Tapa.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 10:13, 23 shkurt, 2026
Katmandu, 23 shkurt 2026 (MIA) - Të paktën 18 persona humbën jetën në një aksident rrugor në Nepal, i cili ndodhi kur një autobus që udhëtonte nga Pokara për në Katmandu doli nga rruga dhe ra në lumin Trishuli, deklaroi sot shefi i Policisë së Trafikut të Qarkut, Dading Shishir Tapa.
Autobusi ra në lumin në Çinadara pranë Çaraundi, në vendbanimin e tretë të Komunës Rurale Benigat Rorang, rreth orës 1:15 të mëngjesit.
Kryetari i Komitetit të Shpëtimit në Autostrada, Raxhkumar Takuri, deklaroi se 25 pasagjerë të lënduar janë dërguar në spitalet lokale.
Në autobus ka pasur më shumë se 35 pasagjerë. Anëtarë të Armatës së Nepalit, Forcës së Policisë së Armatosur, Policisë së Nepalit dhe banorë vendas po marrin pjesë në operacionin e shpëtimit.
Foto: Arkivi i EPA-s