Një australian u arrestua pasi u gjetën gjithsej 100 kangurë të vdekur
- - Një australian është arrestuar pasi rreth 100 kangurë u gjetën të vdekur, kumtoi sot policia lokale.
- Post By Fami Bajrami
- 12:44, 23 dhjetor, 2024
Sidnej, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Një australian është arrestuar pasi rreth 100 kangurë u gjetën të vdekur, kumtoi sot policia lokale.
Policia e Uellsit të Ri Jugor kumtoi se 98 kangurë të mbytur u gjetën në tetor në rajonin Hunter, në veri të Sidnejit, së bashku me një kuti me municione dhe dy gëzhoja.
Një burrë është arrestuar dhe u akuzua për krime të dhunshme ndaj kafshëve të premten, kumtoi policia. Ai, gjithashtu, u akuzua për vepra penale me armë zjarri, shtoi policia.
U sekuestruan gjithsej tre armë zjarri, ndërsa burri do të paraqitet para gjykatës në janar, kumtoi policia. rq/
Foto: Piksabej