• e premte, 04 tetor 2024

Një anije m emigrantë u fundos në La Mansh, së paku gjashtë të vdekur

Një anije m emigrantë u fundos në La Mansh, së paku gjashtë të vdekur

Paris, 12 gusht 2023 (MIA) - Së paku gjashtë emigrantë u përmbytën sot kur barka e tyre u fundos në La Mansh, sipas raportit më të ri zyrtar për fatkeqësinë.

Zëdhënësi i policisë detare franceze deklaroi se psë nga 10 udhëtarët konsiderohen të zhdukur dhe po bëhen kërkime për ta.

Ndihma e shpejtë u kujdes për 55 emigrantë.

Në aksionin shpëtimtar u angazhuan pesë anije dhe një helikopter francez, si dhe dy anije britanike.

Mbi 100.000 emigrantë e kaluan ilegalisht La Manshin me barka të vogla prej vitit 2018. ab/

Foto: МIА arkivi



 

QËNDRONI TË LIDHUR