• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një anije e "Mjekëve pa kufij" shpëtoi 440 emigrantë në afërsi të Maltës

Një anije e

Valeta, 5 mars 2023 (MIA) - Anija humanitare e “Mjekë pa kufij” mbrëmë ka shpëtuar 440 emigrantë nga një anije e kapur nga stuhia në ujërat ndërkombëtare afër Maltës, kumtoi sot organizata joqeveritare.

“Pas një operacioni prej më shumë se 11 orësh, shpëtimi tashmë ka përfunduar, ndërsa gjithsej 440 persona, përfshirë tetë gra dhe 30 fëmijë, janë tani të sigurt në bordin e anijes ‘Geo Barentc’ dhe po kujdesen për ta ekipi ynë", publikuan "Mjekë pa kufij" në Tuiter me foto të shpëtimit.

Anija "Geo Barentc" mori një telefonatë për ndihmë ndërsa kërkonte strehim në Mesdhe gjatë stuhisë dhe më pas ndryshoi kursin për të ardhur në shpëtim, kumtoi organizata.

Për shkak të kushteve të këqija të motit, ekipi i "Mjekëve pa kufij" nuk mundi të shkonte menjëherë për të ndihmuar, thuhet në kumtesën. ls/ 

 

QËNDRONI TË LIDHUR