• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Një anije amerikane ushtarake me ndihmë humanitare u nis drejt Gazës

Një anije amerikane ushtarake me ndihmë humanitare u nis drejt Gazës

Uashington, 10 mars 2024 (MIA) - Anija e armatës amerikane "Gjeneral Frekn s.Beson (LSV-1)" u largua nga baza e përbashkët Lengli - Eustis në rrugë drejt Mesdheut lindor që të dërgojë ndihmë humanitare deri në Gazë në rrugë detare, njoftoi Komanda Qendrore amerikane. 

Anija për mbështetje logjistike Beson lundroi "më pak se 36 orë pasi presidenti Bajden njoftoi se SHBA-ja do të sigurojë ndihmë humanitare për Gazën në rrugë detare", shtohet në kumtesë.

Anija e sjell pajisjen e parë për vendosje të portit të përkohshëm për dërgesë të materialeve humanitare vitale, shtohet në kumtesë. fc/

Fotografia: Armata ukrainase

QËNDRONI TË LIDHUR