• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një aktor dhe një pastor janë ndër kundërshtarët e Maduros në zgjedhjet presidenciale në Venezuelë

Një aktor dhe një pastor janë ndër kundërshtarët e Maduros në zgjedhjet presidenciale në Venezuelë

Karakas, 25 mars 2024 (MIA) - Një aktor i njohur dhe një pastor ungjillor shpallën dje kandidaturën e tyre për zgjedhjet presidenciale në Venezuelë më 28 korrik, raporton Beta.

Të dy deklaruan se janë kundërshtarë të Qeverisë, edhe pse ka dyshime se janë aleatë të presidentit aktual Nikollas Maduro.

Tetë kandidatë të tjerë, të cilët e përkufizojnë veten si opozitë, janë paraqitur për zgjedhjet presidenciale, por opozita tradicionale beson se ata po përpiqen të prishin unitetin dhe të ndajnë elektoratin për të garantuar fitoren e Maduros.

Aktori Benjamin Rauseo (63), i cili mbështetet nga partia e tij Konfederata Demokratike Kombëtare (CND), ishte tashmë kandidat në vitin 2006. Në mbledhjen e partisë, e cila e shpalli atë si kandidat, Rauseo vlerësoi se është i aftë të bashkojë qytetarët e Venezuelës.

Pastori Havier Bertuçi, i cili aktualisht është deputet, ishte kandidat në vitin 2018 në zgjedhjet që fitoi Maduro.

Ato zgjedhje u bojkotuan nga opozita, duke i konsideruar si "të rreme", dhe nuk u njohën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian apo vende të tjera.

Bertuçi, 54 vjeç, prezantoi "programin e tij që synon bashkimin, tolerancën, qeverisjen dhe paqen kombëtare".

Nominimet mbyllen sot kur Maduro, i cili po kërkon një mandat të tretë, pritet të paraqesë kandidaturën e tij në emër të Partisë së Bashkuar Socialiste në pushtet të Venezuelës. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR