• e premte, 27 dhjetor 2024

Një aeroplan "Vagner" u ul në një aeroport ushtarak afër Minskut

Një aeroplan

Minsk, 27 qershor 2023 (MIA) - Një aeroplan i i grupit ushtarak privat rus "Vagner" të Evgenij Prigozhin është ulur mëngjesin e sotëm në një aeroport ushtarak që ndodhet rreth 20 kilometra nga kryeqyteti i Bjellorusisë Minsk.

Avioni "ateroi në aeroportin ushtarak Maçulishçi afër Minskut në orën 7:40 të mëngjesit", kumtoi operatori bjellorus Hajun, i cili monitoron hapësirën ajrore të vendit.

Sipas ueb-faqes për monitorimin e fluturimeve flytradar24, aeroplani Embrare Legacy 600 është ngritur nga rajoni jugperëndimor rus i cili kufizohet me Ukrainën.

Hajun publikoi se edhe një aeroplan privat rus, i cili ishte nisur nga Shën Petersburg, u ul në aeroportin ushtarak më pak se 20 minuta pasi aeroplani i "Vagner" u ul, raportoi Politiko. Kodet e identifikimit të aeroplanit përputhen me ato të aeroplanit Autolek Transport që Amerika e lidh me Prigozhinin. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR