• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Një aeroplan transportues rajonal u rrëzua pranë Moskës gjatë një fluturimi testues, humbën jetën tre anëtarë të ekuipazhit

Një aeroplan transportues rajonal u rrëzua pranë Moskës gjatë një fluturimi testues,  humbën jetën tre anëtarë të ekuipazhit

 Moskë, 12 korrik 2024 (MIA)  - Një aeroplan transportues rajonal "Suhoj Superxhet 100" është rrëzuar sot në juglindje të Moskës gjatë një fluturimi testues pa pasagjerë, ndërsa  besohet se tre anëtarët e ekuipazhit që ndodheshin në aeroplan kanë humbur jetën, raportojnë agjencitë ruse.

 "Aeroplani u rrëzua në një zonë të pyllëzuar dhe shpërtheu kur preku tokën. Sipas të dhënave paraprake, ekuipazhi humbi jetën, kumtoi shërbimi i urgjencës, raporton një agjenci ruse e lajmeve.

 Aeroplani që bëri fluturimin testues është në pronësi të gjigantit të gazit "Gazprom", njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve, duke cituar shërbimet e shpëtimit.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR