• e enjte, 26 dhjetor 2024

Një aeroplan me 67 udhëtarë u rrëzua në Kazakistan, ekipet e shpëtimit në terren

Një aeroplan me 67 udhëtarë u rrëzua në Kazakistan, ekipet e shpëtimit në terren

Astana, 25 dhjetor 2024 (MIA) - Një aeroplan me udhëtarë u rrëzua pranë qytetit Aktau në rajonin Mangistau, në Kazakistan, kumtoi Ministria e Gjendjes së Jashtëzakonshme të Kazakistanit.

Sipas raportimeve të mediave, në aeroplan ka pasur të paktën 67 udhëtarë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit.

Aeroplani i Azerbajxhan erlajns fluturoi nga Baku drejt Groznit në Çeçeni, por u riorientua për shkak të mjegullës në Grozni.

Deri tani nuk ka koment nga kompania ajrore.

"Shërbimet e shpëtimit kanë arritur në vendin e aksidentit", thuhet në kumtesën e Ministrisë. rq/bsh/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR