• e diel, 06 tetor 2024

Një aeroplan amerikan F-16 rrëzohet në Detin e Verdhë

Një aeroplan amerikan F-16 rrëzohet në Detin e Verdhë

Seul, 11 dhjetor 2023 (MIA) - Një aeroplan luftarak amerikan është aksidentuar gjatë një fluturimi stërvitor mbi Detin e Verdhë, publikuan sot Forcat amerikane në Korea (USFK).

Piloti i aeroplanit luftarak F-16 ka katapultuar pas çka marina e Koresë së Jugut e tërhoqi nga deti midis Gadishullit korean dhe Kinës, thekson USFK.

Gjendja e pilotit është stabile, ndërsa po hetohen shkaqet e rrëzimit.

Aeroplani u ngrit nga baza e forcave ajrore amerikane në Gunsan, në Korenë e Jugut Perëndimor. Në total rreth 28.500 trupa amerikane janë vendosur në Korenë e Jugut.

foto: arkiv/ilustrim

QËNDRONI TË LIDHUR