• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nismë e BE-së për përballje me trafikimin e drogës përmes porteve evropiane

Nismë e BE-së për përballje me trafikimin e drogës përmes porteve evropiane

Bruksel, 25 janar 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian, së bashku me autoritetet portuale të vendeve-anëtare, ka filluar aleancë të re publike-private për përforcim të ekspertizës, sigurimit të informaiconeve më të mira dhe sigurimin e ndihmës në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës.

Kjo aleancë është e lidhur në kohën kur sekuestrimet e kokainës në BE ka shënuar rekord, me më shumë se 300 tonë metrikë të drogës të sekuestruara në vit, thuhet në komunikatën zyrtare të BE-së.

"Evropa ka problem të madh me krimin e organizuar dhe e dimë se droga është burimi kryesor i të ardhurave", tha komisarja e punëve të brendshme, Ilva Johanson në konferencën për shtyp të portit belg Antuerpen, ku policia vitin e kaluar ka sekuestruar rekord 116 tonë kokainë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR