• e shtunë, 23 nëntor 2024

Niset misioni i parë komercial panevropian në hapësirë

Niset misioni i parë komercial panevropian në hapësirë

Bruksel, 19 janar 2024 (MIA) - Nga Qendra hapësinore "Kenedi" e Aeronautikës kombëtare amerikane dhe Administratës Hapësinore (NASA) e Kejp Kanaveral në Florida natën e kaluar u nis misioni i parë komercial panevropian në hapësirë drejt Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar (MVS).

Kapsula "SpejsIks Kru Dragon" me ekuipazhin evropian prej katër anëtarësh u lëshua me raketën "Falkon 9". Ekuipazhi përfshin kolonelin e Forcave Ajrore Italiane Ualter Villadei, i cili është gjithashtu piloti i fluturakes, aviatorin suedez Markus Vand, anëtarin e Forcave Ajrore Turke, Alper Gezeravxhi dhe astronautin në pension i NASA-s Majkëll Lopez-Algjeria, i cili ka nënshtetësi të dyfishtë amerikane dhe spanjolle dhe është komandant i fluturimit.

Është planifikuar që pas një fluturimi 36 orësh, raketa të mbërrijë nesër në mëngjes në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (MVS), ku tashmë ka një ekuipazh të përhershëm prej shtatë anëtarësh - tre rusë, dy amerikanë, një japonez dhe një danez. Misioni i katër “mysafirëve” të MVS-së është parashikuar të zgjasë dy javë.

Ky është fluturimi i tretë komercial i organizuar nga kompania e Teksasit "Aksion" në dy vitet e fundit, e cila dërgon në orbitën e Tokës astronautë të sponsorizuar nga qeveri të huaja apo kompani private. Në misionin e mëparshëm, të nisur në maj të vitit të kaluar, dy amerikanë dhe dy sauditë udhëtuan në një mision tetë-ditor  në MVS, duke përfshirë shkencëtaren biomjekësore Rajana Barnavi, e cila u bë gruaja e parë arabe që qëndroi në orbitën e Tokës.

"Bileta" për një fluturim në hapësirë nga "Aksion" kushton të paktën 55 milionë dollarë.

Sistemet e lëshimit të raketave "Aksion" ofrohen nga kompania "SpejsIks" e Ilon Mask. sa/

Foto: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR