NIS: Trampi do të kërkojë takim me Kimin për të arritur një "marrëveshje të vogël"
- Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Tramp me siguri do të kërkojë bisedë me presidentin e Koresë së Veriut Kim Xhong Un për të arritur "një marrëveshje të vogël" në lidhje me programin bërthamor të Koresë së Veriut, njoftoi Agjencia e Inteligjencës së Koresë së Jugut (NIS).
- Post By Sara Ademi
- 08:45, 13 janar, 2025
Seul, 13 janar 2025 (MIA) - Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Tramp me siguri do të kërkojë bisedë me presidentin e Koresë së Veriut Kim Xhong Un për të arritur "një marrëveshje të vogël" në lidhje me programin bërthamor të Koresë së Veriut, njoftoi Agjencia e Inteligjencës së Koresë së Jugut (NIS).
"Ekziston mundësia që Trampi të kërkojë takim me Kim, sepse Trampi takimet me Kimin që nga periudha e mandatit të tij të parë presidencial i sheh si suksese të mëdha", citohet në kumtesën e NIS, transmeton Jonhap.
Nga Agjencia e Inteligjencës shtojnë, në rast të qëndrimit të SHBA-së se Koreja e Veirut nuk mund të denuklearizohet në një periudhë të shkurtër kohore, atëherë për administratën e re do të jetë e pranueshme dhe marrëveshje e vogël për ngrirjen e programeve bërthamore ose çarmatimit bërthamor.
Trampi u takua me Kimin tre herë gjatë mandatit të tij të parë presidencial, njëherë në samitin në Singapor në vitin 2018, si dhe në Vietnam një vit më vonë, kur u diskutua për denuklearizimin e mundshëm të Koresë së Veriut. sa/
foto: Arkivi i MIA-s