• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ninisto: Anëtarësimi i Finlandës në NATO tani është në duart e Turqisë

Ninisto: Anëtarësimi i Finlandës në NATO tani është në duart e Turqisë

Mynih, 17 shkurt 2023 (MIA) - Fati i kandidaturës së Finlandës për anëtarësim në NATO është në duart e Turqisë, deklaroi sot presidenti finlandez Sauli Niinisto.

Finlanda dhe Suedia aplikuan për t'u anëtarësuar në NATO në maj pas pushtimit rus të Ukrainës. Megjithatë, Turqia anëtare e aleancës e kundërshton anëtarësimin e tyre, duke i akuzuar se strehojnë organizata që i konsideron terroriste.

Parlamenti finlandez ka vendosur sot të votojë më 28 shkurt për miratimin e legjislacionit të nevojshëm për t'i mundësuar vendit të bëhet anëtare e NATO-s, tha kryetari i komisionit parlamentar për punët e jashtme, Jussi Hala-aho.

“Kjo është shprehje e vullnetit tonë. Pozicioni i Turqisë ndaj vullnetit tonë është ekskluzivisht dhe vetëm në duart e Turqisë”, tha Niinisto në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR