• e enjte, 18 korrik 2024

Ning: Komenti i Bajdenit për Xhinping është absurd

Ning: Komenti i Bajdenit për Xhinping është absurd

Pekin, 21 qershor 2023 (MIA) - Kina dënoi sot si "absurd" komentin e presidentit amerikan Xhozef Bajden, i cili tha në një pritje në Kaliforni se homologu i tij kinez Si Xhinping i përket kategorisë së "diktatorit". 

"Ai koment nga pala amerikane është vërtet absurd, shumë i papërgjegjshëm dhe nuk korrespondon me realitetin", tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning.

Bajden mbrëmë presidentin kinez Si Xhinping e quajti diktator, duke shtuar se Si ishte shumë i turpëruar kur u rrëzua balona kineze e spiunimit që fluturonte mbi SHBA-në.

Bajden i bëri komentet në një ngjarje për mbledhjen e fondeve në Kaliforni, një ditë pasi Sekretari amerikan i Shtetit Entoni Blinken u takua me Si në Pekin në një përpjekje për të lehtësuar tensionet dhe rivalitetin midis dy vendeve.

"Arsyeja pse Si Xhinping u mërzit aq shumë kur unë rrëzova atë balonë "dy makina me pajisje spiunazhi" është sepse ai nuk e dinte se ishte aty. Është një turp i madh për diktatorët. Kur ata nuk e dinin se çfarë ndodhi. Ai nuk duhet të kishte shkuar atje ku ishte. Ai ishte jashtë kursit", tha Bajden. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR