• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ning: Deklarata e Bajdenit se Si është diktator është jashtëzakonisht e gabuar

Ning: Deklarata e Bajdenit se Si është diktator është jashtëzakonisht e gabuar

Pekin, 16 nëntor 2023 (MIA) - Kina sot e dënoi si "jashtëzakonisht të gabuar" vlerësimin e presidentit amerikan, Xhozef Bajden se presidenti kinez Si Xhinping është "diktator", pasi që dy liderët e përfunduan samitin në Kaliforni.

I pyetur për komentet e Bajdenit, zëdhënësja e Ministrisë kineze të Punëve të jashtme, Mao Ning, tha se fjalori i tillë është jashtëzakonisht i gabuar dhe manipulim i pandërgjegjshëm politik dhe se Kina fuqishëm e kundërshton, lajmëroi "Çanell njus" (Channel News). 

"Duhet të theksojmë se çdoherë ka njerëz me qëllime të fshehta të cilët tentojnë të mbjellin përçarje dhe t'i çrregullojnë marrëdhëniet kinezo-amerikane, ndërkaq nuk do të kenë sukses në atë", shtoi Ning.

Ajo refuzoi të sqarojë se për kë mendon me atë që e tha, duke shtuar se mendoj se secili që tenton të minojë dhe të mbjellë përçarje mes Kinës dhe SHBA-së e din atë.

Bajden dhe Si në samit u dakorduan ta ripërtërijnë komunikimin ushtarak mes dy vendeve dhe të bashkëpunojnë në luftën kundër tregtisë me drogë. Por, duke folur pas takimit të tij me Si, presidenti amerikan gazetarëve u tha se akoma e konsideron "diktator" presidentin kinez.

Bajden shkaktoi mllef në Pekin edhe paraprakisht këtë vit, kur e paraqiti vlerësimin e njejtë për kolegun e tij kinez. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR