• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Nikollovski: Marrëveshja me Ukrainën është domethënëse, me të cilën do të kemi eksport pa taksa të produkteve tona bujqësore

Nikollovski: Marrëveshja me Ukrainën është domethënëse, me të cilën do të kemi eksport pa taksa të produkteve tona bujqësore

Shkup, 19 qershor 2023 (MIA) - Për ne është e rëndësishme marrëveshja me Ukrainën, me të cilën do të kemi eksport pa taksa të produkteve tona bujqësore, të ratifikuar nga të dyja palët, si dhe programin për blerjen e frutave, gjatë të cilit pjeshkët dhe kajsitë do të blihen për herë të parë dhe shumë produkte të tjera vendore, ndërsa në 28 javët e ardhshme çdo fëmijë do të marrë 1 kilogram fruta dhe perime të shëndetshme vendore për mëngjes, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski. 

Ai sot pas inspektimit të sanimit të sistemit të ujitjes "Makaria" në afërsi të Rosomanit, në pyetjen e një gazetari se si i mbron shteti fermerët pas përmbytjeve, ai theksoi se shteti i ndihmon fermerët në çdo mënyrë dhe se komunat janë ato që aktivizojnë mekanizmat sipas Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim. Është përgjegjësi e komunave të formojnë Komisione.

"Komisionet dalin në terren dhe u përgjigjen kërkesave të fermerëve. Bëhen raporte, vërtetohen dëmet nga përmbytjet dhe bëhen raporte sipas procedurës. Pas miratimit të tyre, Këshilli ia paraqet Qeverisë. Ne veprojmë në çdo aspekt, janë paguar dëmet në raport me të gjitha komunat, e sidomos në këtë rajon kemi bërë dëmshpërblime për Rosomanin, të cilat shkojnë shumë shpejt sapo të kryhen procedurat", tha Nikollovski.

Ai gjithashtu informoi se Qeveria ka miratuar programin intervenues, gjegjësisht fondin intervenues.

Ai informoi se me Ukrainën është nënshkruar marrëveshja për tregti të lirë në fushën e bujqësisë, e cila është ratifikuar në Kuvendin e Maqedonisë, por edhe në Ukrainë.

"Kjo do të thotë se së shpejti do të kemi eksport pa taksa të të gjitha atyre kulturave tona prioritare që i kemi përcaktuar, të gjitha atyre që janë të orientuara drejt eksportit dhe janë pjesë e kësaj marrëveshjeje dhe kjo është dëshmi se ne nuk jemi ulur, por jemi duke hapur mundësi të reja, veçanërisht tregje të mëdha", shtoi Nikolovski. ls/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR