• e shtunë, 28 dhjetor 2024

KPPRM: Vendimi i Antikorrupsionit për emërim të anëtarëve të KD të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik është kundërthënës dhe i papërshtatshëm

KPPRM: Vendimi i Antikorrupsionit për emërim të anëtarëve të KD të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik është kundërthënës dhe i papërshtatshëm

Shkup, 27 nëntor 2024 (MIA) - Këshilli i prokurorëve publik e vlerësoi vendimin e Komisionit antikorruptues për shfuqizim të anëtarëve të tyre në këshillin drejtues të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik për shkak të ndeshjes potenciale të interesave si të papërshtatshëm dhe kundërthënës.

"Këshilli e shqyrtoi vendimin e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsioniot të 8 nëntorit të vitit 2024. Anëtarët e Këshillit e vlerësuan vendimin si të papërshtatshëm për ekzekutim dhe kundërthënës, duke cekur se është sjellë në pajtim me nenin 40 paragrafi 3 i Rregullores për punë të KSHPK-së", qëndron në kumtesën e KPPRM-së.

Vendimi i KSHPK-së ndalon procedurën e emërimit të anëtarëve të Këshillit drejtues të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik, por, njëkohësisht konstaton se Këshilli ka vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Këshilli rekomandon ndërmarrje të masave për tejkalim të gjendjeve të konstatuara.

Në përbërjen e re të këshillit drejtues të Akadmeisë për gjykatës dhe prokurorë publik nga KPPRM-së do të jenë Dushica Dimitrieska dhe Bashkim Besimi.

Në mbledhjen e tetë sot Këshilli e shqyrtoi dhe miratoi Raportin për punë të Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit për vitin 2023.

"Raporti u prezantua nga Prokurori themelor publik, islam Abazi, pas çka pasoi diskutimi dhe vlerësimi pozitiv nga anëtarët e Këshillit", thonë nga KPPRM. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR