• e enjte, 27 qershor 2024

Nikollovski do të iniciojë krijimin e një studimi të fizibilitetit për transportin hekurudhor urban në Shkup

Nikollovski do të iniciojë krijimin e një studimi të fizibilitetit për transportin hekurudhor urban në Shkup

Shkup, 26 qershor 2024 (MIA) - Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski njoftoi se do të iniciojë menaxhmentet e reja të ndërmarrjeve publike Transport Hekurudhë dhe Infrastrukturë Hekurudhë të bëjnë një studim të detajuar të fizibilitetit për idenë e transportit hekurudhor urban në Shkup që e prezantoi së fundi.

Nikollovski sot sqaroi se ideja është që të shfrytëzohet infrastruktura ekzistuese hekurudhore brenda qytetit të Shkupit dhe rrethinës së tij dhe të vihet në funksion për transportin e qytetarëve nëpër kryeqytet. Ai theksoi se nuk bëhet fjalë për investime të reja dhe zgjerim të rrjetit hekurudhor, por për shfrytëzim të atij ekzistues. Për këtë ide nuk kërkohet bashkëpunim me askënd sepse, siç thotë ai, ka binarë që Infrastruktura Hekurudhë duhet ta kontrollojë nëse është funksionale dhe ta riparojë, ndërsa Transporti Hekurudhë, nga ana tjetër të përcaktojë se cilët trena mund të futen në funksion. 

"Ajo çfarë është e nevojshme edhe atë do ta inicioj me menaxhmentin e ri të NP Infrastruktura Hekurudhë, por edhe udhëheqja e re e NP Transport Hekurudhë është të bëjmë studim të detajuar fizibiliteti për të cilin do të jap një afat shumë të shkurtër, nuk do të jetë më shumë se një muaj, sa mund të ketë fluks pasagjerësh, cilët janë stacionet hekurudhore që tashmë ekzistojnë dhe nuk janë në funksion dhe duhet të jenë në funksion, a duhet të ndërtohen të reja dhe cila do të ishte mënyra më ekonomike, më efikase, më e lirë për të ndërtuar ato të reja, të jenë të denjë, të qasshme, dhe mos të jenë të shtrenjta. Gjithashtu, në çfarë gjendje janë trenat për momentin, çfarë duhet bërë për t'i vënë në funksion ata trena dhe ne mundemi në një periudhë relativisht të shkurtër kohore, nuk dua të jap afate, le të dalim me një ofertë për banorët e Shkupit dhe komunave të tjera për të ashtuquajturat, një tren në qytet që mund të përdoret nga qytetarët e infrastrukturës ekzistuese", tha Nikollovski, në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve në konferencën e parë për shtyp pas fillimit të mandatit të tij ministror ku dhe mban edhe postin e zëvendëskryeministrit. qa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR