• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Lidija Raiçeviq: Çështja me vauçerët e ARS-së është specifike në shumë aspekte, ka dëm mbi 5 milionë euro

Lidija Raiçeviq: Çështja me vauçerët e ARS-së është specifike në shumë aspekte, ka dëm mbi 5 milionë euro

Shkup, 27 qershor 2024 (MIA) - Dëm mbi pesë milionë euro është bërë në çështjen me vauçerët e Agjencisë për Rini dhe Sport, seanca e parë e së cilës u shty sot, tha prokurorja Lidija Raiçeviq. Sipas saj, çështja është specifike në shumë aspekte dhe do të bëhet një hetim i thellë për veprimet e ndërmarra. 

"Çështja është specifike në shumë drejtime, sidomos për shkak të numrit të të pandehurve, për shkak të natyrës së veprës penale, për shkak të ngjarjeve të ndodhura dhe veçanërisht për shkak të dëmit të shkaktuar, i cili është shumë i lartë, duke arritur mbi 5 milionë euro, tha ajo.

Riaçeviq theksoi se procedura është serioze dhe, siç tha, shpreson se nuk do të ketë arsye për shtyrje të mëtejshme.

Lidhur me thelbin e procedurës, ajo sqaroi se ka pasur shkelje të disa rregulloreve.

"Fakti që në procedurën që ishte zgjidhje sistematike për financimin e sportit përmes vauçerëve, formimi  organeve ligjore, Komisioni qendror për vlerësimin e vauçerëve, kompetencat e drejtorëve të ARS-së, nuk janë respektuar në përputhje me Ligjin për sport, në përputhje me rregulloret që parashikojnë respektimin e kritereve strikte që të mund dikush të marrë vauçer", sqaroi ajo.

Shtoi se ky nuk do të jetë fundi, gjegjësisht se puna e prokurorëve urdhëron  që të hetojë se kush i ka shpërndarë vauçerët në atë mënyrë dhe si i kanë shfrytëzuar subjektet ekonomike dhe, siç tha, edhe kjo do t'i nënshtrohet analizave shtesë prokuroriale.

Kryetari i Komitetit Olimpik të Maqedonisë, Daniel Dimeski, para fillimit të gjykimit të sotëm informoi se ka bërë kallëzim kundër prokurores Raiçeviq me akuza për ndjekje të pabazë.

Lidhur me çështjen për këtë kallëzim penale, Raiçeviq tha se duhet të ndërmerren masa që kjo të mos ndodhë në të ardhmen.

Gjykimi i rastit me vauçerët sportivë të Agjencisë për Rini dhe Sport u shty për më 9 korrik, pasi sot në seancën e parë nuk u paraqit i akuzuari i parë Darko Kaevski.

Siç informoi avokati i tij, Petre Shilegov, Kaevski është në mjekim shtëpiak pas ndërhyrjes në tendin.

Në çështjen, përveç Kaevskit, të akuzuar janë edhe drejtori i ARS-së, Naumçe Mojsovski dhe kryetari i Komitetit Olimpik të Maqedonisë, Daniel Dimevski, pastaj Ognen Stojanovski, Gjorgi Tasev, Natasha Smilevska, Bejtula Emini, Drilon Leshi, Miazi Elmazov, Ivan Minovski, Daniel. Karov dhe Sasho Popovski.

Sipas informacioneve të Prokurorisë Publike, duke vepruar sipas nismës së dorëzuar nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), prokurori publik kompetent ka ngritur aktakuzë kundër 12 personave për veprat penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare” dhe punë e pakujdesshme”.

Gjykimin e udhëheq gjyqtarja Xheneta Begtoviq, ndërsa përfaqësuese e prokurorisë është prokurorja Lidija Raiçeviq. ls/

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR