• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Nikoll Çulik në Prishtinë për çështjet e rëndësishme për marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kosovës

Nikoll Çulik në Prishtinë për çështjet e rëndësishme për marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kosovës

Prishtinë, 20 maj 2024 (MIA) - Zëvendësndihmësja e sekretarit shtetëror të SHBA-së, Nikoll Çulik, gjatë vizitës së saj në Prishtinë do të përqendrohet në çështjet  e rëndësishme për marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kosovës, duke përfshirë edhe çështjet e pakicave dhe të drejtave të njeriut, deklaroi sot ambasadori amerikan Xhefri Hovenier.

"Kam nderin ta pres zëvendës ndihmësen e sekretarit Nikoll Çulik në Kosovë. Çulik i mbikëqyr Zyrat për Evropë dhe Azinë Jugore/Qendrore në Byronë e demokracisë, të drejtat e njeriut dhe punës në Departamentin e Shtetit për çështjet kyçe për marrëdhëniet e tona dypalëshe, duke përfshirë edhe të drejtat e pakicave dhe të drejtave të njeriut në Kosovë, e ndau ambasada amerikane në Prishtinë deklaratën e Hovenierit në Fejsbuk. 

Çulik u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa pastaj edhe me kryeministrin Albin Kurti. fc/

Pleased to welcome Deputy Assistant Secretary Nicole Chulick to Kosovo. DAS Chulick oversees Europe and South/Central Asia offices in the Bureau of Democracy, Human Rights, and Labor at the Department of State. During her visit, DAS Chulick will focus on critical issues for our… pic.twitter.com/VL0vMJii5R

— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 20, 2024 ">

 

Fotografia: Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR