Niki Hejli është tërhequr zyrtarisht nga fushata për kandidat republikan për presidente
- Ish guvernatorja e Karolinës Jugore Niki Hejli sot në konferencën për shtyp publikoi se e ndërpret fushatën për nominimin presidencial të Partisë Republikane, lajmëroi DPA.
- Post By Sara Ademi
- 17:20, 6 mars, 2024
Çarston, 6 mars 2024 (MIA) - Ish guvernatorja e Karolinës Jugore Niki Hejli sot në konferencën për shtyp publikoi se e ndërpret fushatën për nominimin presidencial të Partisë Republikane, lajmëroi DPA.
"Erdhi koha për ta pezulluar fushatën time. Kam thënë se dua të dëgjohet zëri i amerikanëve. Këtë edhe e bëra. Nuk pendohem", tha Hejli në konferencën për shtyp në Çarlston, Karolina Jugore.
"Me shumë mundësi Donald Trampi do të jetë kandidati republikan. E përgëzoj dhe i uroj gjithë të mira. Uroj mirë për këdo që do të jetë president i Amerikës", shtoi Hejli.
Ajo u tha mbështetësve të saj të jenë të fortë dhe të guximshëm dhe të mos kenë frikë.
"Mos u dekurajoni sepse Zoti do të jetë me ju kudo që të shkoni", tha Hejli.
Vendimi për ndërprerjen e fushatës do të thotë se i vetmi kandidat i mbetur për nominimin e presidentit republikan është Donald Tramp.
Në 20-të zgjedhjet e brendshme partiake të mbajtura deri më tani, Hejli fitoi vetëm në kryeqytetin e Uashingtonit dhe në Vermont. sa/
foto: EPA