• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nigeria përsëri i hapi kufijtë e saj me disa nga fqinjët, një javë pas grusht shtetit

Nigeria përsëri i hapi kufijtë e saj me disa nga fqinjët, një javë pas grusht shtetit

Niamej, 2 gusht 2023 (MIA) - Nigeria ka rihapur kufijtë me disa nga fqinjët e saj, një javë pas grusht shtetit në vend.

“Kufijtë tokësorë dhe ajrorë me Algjerinë, Burkina Fason, Malin, Libinë dhe Çadin janë rihapur që nga 1 gushti 2023”, tha zëdhënësi i juntës, koloneli Amadu Abdramaneh, në një fjalim televiziv, njoftuan sot agjencitë botërore.

Junta mbylli kufijtë të mërkurën e kaluar në të njëjtën kohë kur njoftoi se kishte rrëzuar presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike Mohamed Bazum. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR