• e shtunë, 23 nëntor 2024

Nigeri ka autorizuar trupat e Malit dhe Burkina Fasos të ndërhyjnë në territorin e tij nëse vendi sulmohet

Nigeri ka autorizuar trupat e Malit dhe Burkina Fasos të ndërhyjnë në territorin e tij nëse vendi sulmohet

Niamej, 25 gusht 2023 (MIA) - Nigeri ka autorizuar forcat e armatosura të Malit dhe Burkina Fasos që të ndërhyjnë në territorin e saj në rast të sulmit ndaj vendit, njoftuan mediat britanike, duke cituar një deklaratë të përbashkët të tre vendeve afrikane.

Kjo vlerësohet si një shenjë e mundshme që junta nigeriane planifikon të vazhdojë t'i rezistojë presionit rajonal për t'u tërhequr.

Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore EKOVAS (ECOWAS) po përpiqet të negociojë me liderët e grusht shtetit por ka paralajmëruar se është gati të dërgojë trupa në Nigeri për të rivendosur rendin kushtetues nëse përpjekjet diplomatike dështojnë.

Çdo përshkallëzim i krizës rrezikon të destabilizojë më tej rajonin e shkatërruar nga kryengritësit, pasi fqinjët e Nigerit, Malit dhe Burkina Fasos e kanë bërë të qartë se do të mbështesin Nigerin në çdo konflikt të mundshëm me EKOVAS.

Ministrat e Punëve të Jashtme të tre vendeve njoftuan se u takuan në kryeqytetin e Nigerit, Niamej, për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit të sigurisë dhe çështje të tjera të përbashkëta.

Në kumtesën theksohet se krerët e shteteve përshëndetën nënshkrimin e djeshëm të dy urdhrave nga lideri i juntës nigeriana, gjeneral Abdurrahman Çiani, "duke autorizuar forcat e mbrojtjes dhe të sigurisë të Burkina Fasos dhe Malit për të ndërhyrë në territorin e Nigerit në rast sulmi". .

„Министрите на Буркина Фасо и Мали... потврдија дека ја отфрлаат вооружената интервенција против народот на Нигер, што ќе се смета за објава на војна“, се додава во соопштението. сд/

“Ministrat e Burkina Fasos dhe Malit, kanë konfirmuar se ata refuzojnë ndërhyrjen e armatosur kundër popullit të Nigerit, e cila do të konsiderohej një shpallje lufte”, shtohet në kumtesën. ls/

 

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR