• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ngushëllime nga Këshilli i ambasadorëve pas tërmetit katastrofik në Turqi dhe Siri

Ngushëllime nga Këshilli i ambasadorëve pas tërmetit katastrofik në Turqi dhe Siri

Shkup, 7 shkurt 2023 (MIA) - Këshilli i ambasadorëve sot ka shprehur ngushëllime për viktimat e tërmetit katastrofik që dje goditi Turqinë dhe Sirinë.

"Këshilli i ambasadorëve me pikëllim dhe dhimbje të thellë e ka pranuar lajmin për tërmetin katastrofik që preku rëndë disa pjesë të Turqisë dhe Sirisë, ku humbën jetën dhe lënduan disa mijëra njerëz. Me rastin e kësaj ngjarje tragjike, Këshilli i ambasadorëve ndan dhimbjen me familjet e të vdekurve dhe shpreh ngushëllimet më të thella, ndërsa të lënduarve u uron shërim të shpejtë", thuhet në njoftimin e sotëm.

Këshilli i Ambasadorëve u bën thirrje qytetarëve që sipas mundësive të tyre në këto ditë të vështira për banorët e rajoneve të Turqisë dhe Sirisë të prekura nga tërmeti katastrofik të kontribuojnë në riparimin e kësaj situate të vështirë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR