• e enjte, 26 dhjetor 2024

Etiketat me shënjën "NMK" në targa do të kushtojnë maksimumi 50 denarë

Etiketat me shënjën

Shkup, 1 shkurt 2024 (MIA) - Etiketat me shenjën e re për automjetet në vend "NMK" do të kushtojnë maksimumi 50 denarë, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Siç sqarojnë, sipas Marrëveshjes Kornizë për prokurimin e targave të regjistrimit, është lidhur një marrëveshje për porosit me operatorin ekonomik të përzgjedhur, për të cilat janë duke rrjedhur afatet ligjore për dorëzimin e etiketave.

"Sipas vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për çmimet e formularëve që i jep Ministria e Punëve të Brendshme, të publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut numër 2, datë 03.01.2024, çmimet e etiketave do të variojnë nga 30 deri në 50 denarë", shtojnë nga MPB.

Obligimi për përdorimin e kodit “NMK” në targa është nga Marrëveshja e Prespës. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR