• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nga të ardhurat e lojërave të fatit do të financohen lufta kundër dhunës në familje dhe aktivitetet e organizatave për persona me invaliditet dhe Kryqit të Kuq

Nga të ardhurat e lojërave të fatit do të financohen lufta kundër dhunës në familje dhe aktivitetet e organizatave  për persona me invaliditet dhe Kryqit të Kuq

Shkup, 3 shkurt 2023 (MIA) - Qeveria sot mori vendim për shpërndarjen e të ardhurave nga lojërat e fatit dhe nga lojërat zbavitëse në vitin 2023 për financimin e aktiviteteve programore të organizatave nacionale për persona me invaliditet, shoqatat e tyre dhe asociacioni i tyre, të shoqatave për luftë kundër dhunës në familje dhe Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Me këtë vendim, siç njofton shërbimi për shtyp i Qeverisë, mjetet në vlerë prej 69 milionë denarë nga të ardhurat nga lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse për vitin 2023 janë ndarë për financimin e programeve vjetore të organizatave nacionale për persona me invaliditet, shoqatave të tyre dhe asociacionet e tyre, për financimin e aktiviteteve programore të Këshillit Nacional të Organizatave të Personave me Invaliditet, Lidhjes Nacionale të Personave të Verbër, Lidhjes Nacionale të Personave të Shurdhër dhe me Probleme në Dëgjim, Lidhjes Nacionale të Personave me Invaliditet Trupor - Lëvizshmëria Maqedoni dhe Qendrës Republikane për Mbështetje të Personave me Invaliditet Intelektual - Porosia.

Edhe 9,71 milionë denarë do të dedikohen për financimin e aktiviteteve programore të Lidhjes Nacionale të Personave Civilë me Invaliditet nga lufta në Maqedoni, të Federatës Nacionale për Sport dhe Rekreacion të Personave me Invaliditet të Maqedonisë - Komitetit Paraolimpik i Maqedonisë dhe Lidhjes Nacionale të Invalidëve të Punës. 

"Për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave për luftë kundër dhunës në familje është përcaktuar vlerë prej 4 milionë denarë, për shoqatën Qendra e Krizës Shpresa, Organizata e Grave të Qytetit të Shkupit dhe Këshillit Nacional për Barazi Gjinore", bëhet e ditur në kumtesën e mbledhjes 124 dhe 125 të Qeverisë.

Për financimin e Programit Vjetor të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë paraparë 8 milionë denarë, si dhe mjete për sigurimin e shpenzimeve për aktivitetet e projektit që nuk mbulohen nga donatorët në shumë prej 6 milionë denarë dhe mjete në vlerë prej 2 milionë denarë për realizimin e Projektit për pushim dhe rekreacion të fëmijëve nga familjet me rrezik social dhe fëmijëve që përfitojnë ndihmë të veçantë për pushime verore 2023.

"Vendimin do ta zbatojë Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas planit mujor për pagesë të këtyre mjeteve", shtohet në kumtesë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR