• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nga sot deri më 9 maj do të zhvillohet votimi i turqve jashtë vendit për zgjedhjet e 14 majit

Nga sot  deri më 9 maj do të zhvillohet votimi i turqve jashtë vendit për zgjedhjet e 14 majit

Ankara, 27 prill 2023 (MIA) - Prej sot turqit të cilët jetojnë në vendet e huaja do të mund të votojnë për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Turqi më 14 maj, ndërsa diaspora më e madhe prej 1,5 milionë do ta japë votën e tyre në Gjermani, raportoi DPA.

Votimi në vendet e huaja do të jetë i mundur deri më 9 maj, ndërsa vetëm në Gjermani janë hapur gjtihsej 26 vendvotime.

Për zgjedhjet presidenciale të Turqisë në vitin 2018, Gjermania ka qenë në qendër të një debati të nxehtë, kur presidenti Rexhep Taiip Erdogan akuzoi autoritetet gjermane për bllokimin e fushatës së tij në vend.

Tensione të tilla këtë herë nuk priten.

Pas 20 vitesh në pushtet, Erdogan përballet me testin e tij më të vështirë elektoral. Sondazhet e fundit parashikojnë një garë të ngushtë midis presidentit aktual dhe Kemal Kiliçdaroglu, kreut të një kampi të rrallë opozitar të fraksioneve laike, konservatore dhe nacionaliste.

Një balotazh midis dy kandidatëve kryesorë presidencialë do të zhvillohet më 28 maj, përveç nëse votimi i 14 majit nxjerr një fitues të qartë me më shumë se 50 për qind të votave. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR