• e premte, 27 dhjetor 2024

Nga pasojat e ciklonit Fredi në Malavi jetën e humbën mbi 1.000 persona

Nga pasojat e ciklonit Fredi në Malavi jetën e humbën mbi 1.000 persona

Lilongue, 13 prill 2023 (MIA) - Numri i të vdekurve nga cikloni Fredi në Malavi u rrit mbi 1.000 persona, ndërsa mbi gjysmë milionë janë shpërngulur, deklaroi presidenti i vendit, Lazarus Çakvera.

"Cikloni i ka goditur rreth dy milionë persona", shtoi ai, transmeton Anadolia.

Presidenti ju bëri thirrje banorëve të Malavit të punojnë së bashku derisa vendi është duke u rikuperuar nga katastrofa që i dëmtoi 405 kilometra infrastrukturë rrugore, 63 institucione shëndetësore dhe 500 shkolla.

Cikloni Fredi në mars e kaploi Mozambikun dhe Malavin, dy herë për një muaj, duke i shkatërruar dhjetëra mijëra shtëpi dhe duke shkaktuar përmbytje të mëdha.

Në Mozambikun fqinj janë shkatërruar mbi 33.000 shtëpi, ndërsa janë regjistruar edhe 76 raste të vdekjes.

QËNDRONI TË LIDHUR