• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nga nesër deri më 9 gusht në Kosovë do të ndërrohen pantentë shoferët serbë

Nga nesër deri më 9 gusht në Kosovë do të ndërrohen pantentë shoferët serbë

Prishtinë, 9 maj 2024 (MIA) - Institucionet e Prishtinës kumtuan se procedura për ndërrimin e patentë shoferëve të lëshuara nga institucionet kompetente të Republikës së Serbisë për patentë shoferët e Kosovës do të fillojë nesër më 10 maj dhe do të zgjasë deri më 9 gusht të vitit 2024.

"Të gjithë qytetarët që kanë patentë shoferë të lëshuar nga institucionet serbe, mund të aplikojnë për patentë shoferë zyrtar të Kosovës përmes formularit elektronik në ueb faqen https://patentshoferonline.rks-gov.net/ ose të paraqiten personalisht në Qendrën për dhënien e dokumentit. Dokumente në të gjitha komunat e Kosovës", qëndron në kumtesën e autoriteteve në Prishtinë.

Në kumtesë thuhet se qytetarët që do të paraqiten personalisht në sportelet e Qendrës për pajisjet e dokumenteve duhet të posedojnë letërnjoftim, patentë shoferi origjinal të lëshuar nga organet kompetente të Republikës së Serbisë, vërtetim shëndetësor dhe licencë.

"Vërtetimi shëndetësor jepet nga institucionet shëndetësore të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë, në të gjithë territorin e Kosovës", thuhet në kumtesë. rq/

Foto: Anadollu

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR