• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nga fillimi i vitit Franca u ndau azil 19 dezertorëve nga armata ruse

Nga fillimi i vitit Franca u ndau azil 19 dezertorëve nga armata ruse

Moskë, 22 mars 2024 (MIA) - Gjithsej 19 shtetas rus kanë marrë azil në Francë nga fillimi i vitit, kumtoi sot Gjykata kombëtare për azil, e cila në korrik të vitit 2023, parimisht e pranoi statusin e refugjatëve për ushtarët rusë, të cilët kanë refuzuar të luftojnë në Ukrainë.

Sipas vendimeve të asaj gjykate, nga 1 janari deri nga mesi i marsit 2024, janë miratuar 19 kërkesa për azil, kumtuan sot për mediumet franceze burime të afërta me gjyqësinë.

Në korrik vitin e kaluar, gjykata e miratoi doktrinën, e cila përbëhet me ndarjen e statusit refugjat për shtetasit rusë, të cilët "treguan ekzistim të rreziqeve personale nga përndjekja në rast të kthimit në Rusi, për shkak të lëshimit që t'i nënshtrohen mobilizmit të pjesërishëm në kuadër të luftës, të cilën forcat ruse e filluan kundër Ukrainës".

Kjo doktrinë, e para në Francë, që ka të bëjë me dezertorë nga armata ruse, bazohet në direktivën evropiane nga 13 dhjetori i vitit 2011 dhe vendimin e Gjykatës së drejtësisë të Bashkimit Evropian mnga 26 shkurti i vitit 2015. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR